Wimbledon, Kvitova finalistja e parë

30/06/2011 16:25

Petra Kvitova është kualifikuar për finalen e femrave në Wimbledon. Çekja ka mundur në gjysmëfinale për 6/1, 3/6, 6/2 bjellorusen Viktoria Azarenka.

Kjo është hera e parë që 21 vjeçarja Kvitova, fituese e katër titujve WTA, mbërrin në finalen e një turneu të Grand Slam.

Në gjysmëfinalen e dytë do të përballet rusja Maria Sharapova dhe gjermania Sabine Lisicki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA