TIA: Zbatimi i ligjeve, i dobët
30/06/2011 10:20
Transparency International Albania publikon monitorimin për progresin në luftën ndaj korrupsionit.
“TIA” ka monitoruar gjyqësorin, administratën publike dhe Parlamentin.
Transparency International Albania ka dalë në përfundimin se “progresi në reforma është i ngadaltë dhe zbatimi i ligjeve është i dobët”.
“Në Shqipëri mungon vullneti politik për të sjellë ndryshime pozitive.Në administratën publike meritokracia nuk është kriter kryesor. Konkurset për pranime në administrate janë fiktive, ka riciklime të shpeshta të nëpunësve. Mjetet e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit mbeten të pashfrytëzuara”, thekson më tej raporti.
Top Channel