Sarandë, bum ndërtimesh

30/06/2011 15:40

Qyteti i Sarandës është përfshirë nga një lumë i vërtetë ndërtimesh me dhe pa leje të rregullta.

Ritmi i lartë i ndërtimeve ka nisur para fushatës zgjedhore dhe po vijon ende aktualisht kur nuk eshte marre detyra nga kryebashkiaku i ri. Ndertimet ne disa raste jane deri ne tete kate ne rreshtin e pare prane detit apo kane tejkaluar edhe lejet e dhena. Nderkohe shume ndertime te tjera po shkaktojne nje situate aspak pozitive per turizmin. Pjesëtaret e stafit te kryebashkiakut te ri thone se situata me ndertimet eshte nje prej shqetesimeve kryesore te tyre.

Nje prej anetareve te stafit te kryebashkiakut te ri akuzon se lejet jane dhene per efekt elektoral dhe perfshijne ndertime ne zonat publike, shtesa katesh apo mbyllje te syve para ndertimeve qe po tejkalojne lejet.

Nderkohe ne Inspektoriatin Ndertimor ne Sarande thuhet se ka vetem 7 ndertime pa leje, nderkohe qe Zyra e Urbanistikes nuk pranon te tregoje numrin e dhe kriteret mbi te cilat jane dhene leje ndertimi mbi hapesirat publike ne kete qytet te mbytur nga ndertimet e shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA