Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg pa afat,
në arrest shtëpie për Emiliano Shullazin, i arrestuar ditën e zgjedhjeve
vendore.
Ndryshimi i mases ndaj Shullazit u dha nga një trupë gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Alaudin Malaj. Behet e ditur se prokuroria do t’i drejtohet Gjykates se Larte me nje rekurs per rikthimin ne paraburgim te Shullazit për akuzën e armëmbajtjes pa leje, mbajtje pa të drejtë të uniformës dhe hetimeve që po kryhen për akuzën e kanosjes ndaj një shtetasi në daten 8 maj.
Me heret, ne Gjykaten e Tiranes, Shullazi te cilit ju gjeten ne makine se bashku me shoket e tij arme, jelek antiplumb dhe radio policie tha se arma ishte trofe dhe antiplumbi nuk ishte i paligjshem. Shullazi pretendoi per armen trofe edhe ne apel duke u shprehur se pistoleta ishte blere si trofe ne Turqi, ndersa antiplumbi ishte blere ne Amerike.
Gjate arrestimit te Shullazit dhe shokeve te tij policia deklaroi zyrtarisht se ai u ndalua duke qarkulluar me makine i veshur me antiplumb dhe posedonte tre radio policie. Policia tha se ne makine u sekuestruan 3 pistoleta, dy thika dhe nje sasi te vogla Kanabis Sativa.
Top Channel