Durrës, arrestohet 23-vjecari për trafik armësh

30/06/2011 12:00

Trafik armësh mes Italisë dhe Shqipërise, një 23-vjecar arrestohet në
mesnatë nga policia kufitare. 18 pistoleta të markave të ndryshme, 43
arka me fishekë janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e policisë
kufitare të Durrësit në një automjet që sapo kishte zbarkuar nga trageti
i linjës Ankona-Durrës.

Drejtuesi i automjetit ku u gjet sasia e armeve dhe municionit te trafikuar eshte Ali Koci 23 vjecc nga fshati Shetel i Ishmit. 18 pistoletat, 9 prej te cilave prodhim austriak dhe 3 Bereta, si dhe kutite me fisheke me mbishkrimin “Fiochi” u gjeten pas nje kontrolli te imet, qe u ushtrua mbi automjetin me targa BV 208XL qe drejtohej nga 23 vjecari Koci.

Menjehere kane nisur hetimet per te zbardhur linjen e trafikut te armeve dhe municioneve, ndersa mesohet se Koci ka qendruar paraprakisht ne pozita mohuese, ndersa eshte arrestuar ne flagrance per trafikim armesh, si dhe prodhim e shitje armesh e municionesh luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA