Wimbledon, Federer eleminohet nga Tsonga

29/06/2011 18:25

Një kthesë e papritur në çerekfinalen e Wimbledon. Zvicerani Roger Federer, një prej favoritëve për fitoren në finalen e turneut është mundur nga francezi Jo-Wilfried Tsonga në 5 sete (3-6 6-7 6-4 6-4 6-4), duke e çuar në gjysmëfinalen e turneut londinez.

Kjo është hera e parë që në një turne të Grand Slam, Federer humb një ndeshje pasi ka qenë në avantazh me dy sete me zero.

Tsonga, që vitin e shkuar ishte ndalur në çerekfinalen e Championships, pas këtij takimi do të ndeshet me serbin Novak Djokovic, koka e serisë numër 2, që ka mundur australianin Bernard Tomic për 6-2, 3-6, 6-3, 7-5.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA