Vrasja tek blloku, arrestohet autori

29/06/2011 19:00

Policia ka zbardhur vrasjen më të bujshme në Tiranë, të ndodhur dy javë më parë në zonën e ish-bllokut. (UPDATE)

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini njoftoi se u krye arrestimi i dy kushërinjve Haka nga fshati Nikel i Fushë Krujës.

Atë e bir janë të dyshuar si të implikuar në vrasje, e cila mendohet të jetë kryer për motive gjakmarrjeje të shtetasit 34-vjecar Nadien Zeneli, që tronditi Tiranën pak kohë më parë, pasi ndodhi në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.

Prokuroria, e cila kishte nisur hetimet, nxorri urdhër-arrestin për Marklen Hakën, i cili mendohet të jetë edhe autori i vetëm i vrasjes.

Por, gjatë kontrolleve të banesave në Fushë Krujë policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje edhe të atin Lutfi Hakën, pasi në banesën e tij është gjetur një arsenal i vërtetë armësh.

“Autori dyshohet se më 13 qershor, me persona të tjerë, ka qëlluar me pistoletë Nadjen Zenelin, duke e vrarë në vend dhe duke plagosur disa të tjerë. Vrasja dyshohet të jetë bërë për gjakmarrje”, deklaroi Katragjini.

Pas marrjes në pyetje i dyshuari si autor i vrasjes, pasi e ka pranuar atë, ka deklaruar se ka marrë hakun e të vëllait të tij, i vrarë në vitin 2004 në një nga lokalet më të njohura të Fushë Krujës.

Marklen Haka tha se, të gjitha dyshimet për vrasjen e vëllait të tij binin mbi viktimën Zeneli nga Bulqiza, dhe për këtë arsye kishte kryer edhe krimin në qendër të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA