Topi-Arvizu: Të përmbyllet procesi zgjedhor

29/06/2011 15:55

Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot ambasadorin amerikan
Aleksandër Arvizu me të cilin diskutoi rreth situatës paszgjedhore në
Shqipëri.

Bashkëbiseduesit, sipas njoftimit të presidencës, theksuan nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit zgjedhor, të kapërcimit te ngërçit të stërzgjatur politik nëpërmjet rivendosjes së dialogut politik ndër-institucional e respektimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese në shërbim të interesave madhore të vendit dhe aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.

Gjatë takimit, Topi i dorëzoi Arvizut mesazhin drejtuar presidentit Obama me rastin e përvjetorit të 235-të Pavarësisë së SHBA-ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA