Tirana, hiqen vota nga kutitë

29/06/2011 19:30

Hetimi i pamjeve filmike nga grupi i ekspertëve të Partisë Socialiste, gjatë numërimit në 11 KZAZ-të e Tiranës, duke i krahasuar ato me procesverbalet e grupeve të numërimit dhe tabelën përfundimtare të KQZ, sipas PS ka hedhur dritë mbi atë që ata e cilësojnë “një krim i corganizuar elektoral”.

Dy janë elementët sipas socialistëve që kanë cuar në këtë mospërputhje prej të cilave përfitoi kandidati rival i PD-së, i cli në fund të rinumërimit të votave nga KQZ rezultoi në avantazh me 93 vota ndaj kandidatit Rama.

Votat e futura jashtë sistemit të votimit është njëri prej argumenteve, tashmë të njohur. Këtij argumenti socialistët i shtojnë një tjetër, atë të fletëve të munguara në kuti, një fakt i ri i zbuluar nga këqyrja e fundit e pamjeve filmike të KZAZ-ve.

Nga tabela përfundimtare e KQZ, krahasuar me procesverbalet e grupeve të numërimit në 175 qëndra votimi, mungojnë 506 fletë votimi për të cilat KQZ nuk ka dhënë përgjigje, apo nuk ka hetuar se ku kanë shkuar këto fletë votimi që në vetvete janë vullneti i 506 qytetarëve të Tiranës.

Më konkretisht, grupi i ekspertëve në PS ka zbuluar se në qendrën e votimit 1867, njësia 6, kanë votuar 619 persona, ku vota të pavlefshme janë 27, të vlefshme 584, prej të cilave kandidati Edi Rama ka marrë 218 vota, Lulzim Basha 368 dhe Hysni Milloshi 3 vota. Nga mbledhja e këtyre shifrave duhet të dalë i barabartë numri i votuesve, 619, po aq flëtë votimi.

Në procesverbalin përfunidmtar të KQZ është lënë në fuqi tabela e KZAZ-së ku numri i votave, 584,  pra 8 vota më pak se numri i votuesve.

Ka edhe një tjetër rast kur numri i votave është më i vogël se numri i votuesve. Në qendrën e votimit 1696, sipas tabelës përfundimtare të KQZ, pas rinumërimit rezultojnë se kanë votuar 456 persona, vota të pavlefshme minus 6, të vlefshme 254 për Edi Ramën, 233 për Lulzim Bashën dhe 3 për Hysni Milloshin.

KQZ për këtë qendër votimi miraton rezultatin 483 vota, pra 21 vota më pak se numri i votuesve. Në këtë qendër votimi, votat e pavlefshme janë figuruar me minus. Në total, sipas grupit të ekspertëve të Parstisë Socialiste, është arritur në përfundimin se janë 109 qendra votimi ku rezultuan 248 vota më shumë se numri i votuesve.

Ndërsa në 175 qendra të tjera votimi, nga hetimi rezultoi se janë 506 vota më pak sesa numri i votueseve. Të dyja rastet bashkë janë 754 vota, që nuk përputhen me numrin e zgjedhësve në tabëlen përfundimtare të KQZ-së. Prandaj në ankimimin e radhës në Kolegjin Zgjedhor, PS, sikurse edhe në KQZ, do të kërkojë pavlefshmërinë për 284 qendra votimi, sic edhe e parashikon Kodi Zgjedhor, që thotë se pavlefshëmria kërkohet qendër më qendër ku janë vërejtur parregullësi.

Pesha e këtyre fakteve mbetet fillimisht të marrë vlerësimin e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor dhe më pas të prokurorëve, pasi PS të gjitha këto prova do t’i dërgojë pranë këtij organi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA