Renditja e FIFA-s, kombëtarja 9 vende më poshtë

29/06/2011 13:45

Humbja 2-0 në Bosnjë dhe ajo 4-0 në miqësoren me Argjentinën, i ka
kushtuar 9 vende kombëtares shqiptare, e cila në renditjen e FIFA-s për
muajin qershor ka zbritur në vendin e 59-të.

Për herë të parë në historinë e vet, kombëtarja shqiptare që drejtohet nga kroati Josip Kuzhe arriti të renditej e 50-ta në renditjen e FIFA-s, vend të cilën e mbajti vetëm për 2 muaj.

Ndërkohë kreu i renditjes nuk ka ndryshuar edhe për këtë muaj. Kampionia e botës në fuqi Spanja dhe nënkampionët e Hollandës mbajnë dy vendet e para. Ndryshime ka patur në vendin e tretë, ku është ngjitur përfaqësuesja gjermane, ndërkohë që ajo braziliane ka zbritur në vendin e 5-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA