Një 35-vjecare nëne e dy femijeve dhe e divorcuar është gjetur pajetë
mëngjesin e sotëm në dhomën e një hoteli në qytetin e Pogradecit.
Viktima quhet Mirela Spahiu, e cila eshte vrare me mjete te forta. Trupi saj u gjet ne mengjes nga pastruesja e hotelit, e cila lajmeroi edhe policine. Forcat e rendit munden te identifikojne menjehere autorin e krimit, nje 60-vjecar nga fshati Geshtenjas i Pogradecit.Ai quhet Halim Hykollari dhe policia mundi ta ndaloje disa ore pas ngjarjes. Autori eshte larguar pas vrasjes per ne banesen e tij ne fshatin Geshtenjas.
Te dhenat e para hetimore tregojne se viktima dhe autori vrasjes kishin nje lidhje intime prej disa kohesh dhe nje nate para vrasjes kane qendruar te dy ne nje hotel, gjate nates ka nisur nje debat mes tyre qe ka perfunduar me ekzekutimin e gruas nga ana e 60- vjecarit.
Policia verifikoi se vrasja eshte kryer me nje cekic dhe arme te tjera te ftohta. Vdekja ka ardhur pasi gruaja eshte perplasur me koke ne nje cep te shtratit. Pasi konstatoi vdekjen e 35-vjecares, autori eshte larguar me shpejtesi nga hoteli. Sipas te dhenave te para hetimore mendohet se eshte nje krim per motive xhelozie.
Top Channel