Mianmar, qeveria: Ang Su Ki të ndërpresë aktivitetet

29/06/2011 14:00

Qeveria e përkrahur nga ushtria e Mijanmarit e ka paralajmëruar lideren e
opozitës, Ang Su Ki, dhe partinë e saj që të ndalojë aktivitetet
politike.

Mediat shtetërore kanë raportuar se Ministria e Brendshme i ka shkruar fitueses së çmimit Nobel për paqe, duke thënë se partia e saj është duke e thyer ligjin duke i mbajtur të hapura zyret e saj dhe duke mbajtur takime.
 
Ang Su Ki, është liruar nga burgimi shtëpiak në nëntor të vitit 2010, pas zgjedhjeve të para të Mianmarit, të mbajtura pas 20 vjetësh.
 
Lidhja e saj për Demokraci ishte shpërbërë zyrtarisht pasi refuzoi që të riregjistrohet me qëllim që të marrë pjesë në zgjedhjet të cilat opozita dhe shtetet e perëndimit i kanë dënuar si të manipuluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA