Kosovë-Mal i Zi, pakt për refugjatët
29/06/2011 21:25
Podgorica dhe Prishtina do të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për kthimin e refugjatëve nga Mali i Zi në Kosovë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave marrëveshja parashikon zgjidhjen e cështjes së refugjatëve që duan të kthehen me dëshirë, si dhe të atyre që duan të qendrojnë në Mal të Zi.
Cështja e refugjatëve ka qenë në qendër të një takimi të zhvilluar sot në Podgoricë, mes numrave dy të qeverive të dy vendeve, Dushko Markovic dhe Edita Tahiri.
Burimet shtojnë më tej se gjatë takimit, Tahiri ka premtuar zgjidhjen e cështjes së statusit të pakicës malazeze në Kosovë.
Top Channel