Kinë, disidenti sfidon shtetin

29/06/2011 18:00

Artisti kinez kritik ndaj qeverisë, Ai Weiwei do të sfidojë në gjyq një faturë prej 1.9 milion dollarësh që i është adresuar nga shteti kinez për taksa dhe gjoba të papaguara.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e disidentit, në një prononcim për rrjetin informativ britanik, BBC.

Fatura është lëshuar nga autoritetet vetëm pak ditë pasi Weiwei u lirua, pas pothuajse tre muajsh burgim.

Avokati i tij ka deklaruar se është bërë një kërkesë për një rishikimi administrativ të faturës përpara autoriteteve të taksave.

Weiwei është një nga figurat më premtuese të ndaluar nga autoritetet kineze për shkak të kritikave ndaj Partisë Komuniste të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA