Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Sheshi “Tahrir” ne Egjipt eshte shnderruar serish ne arene perleshjesh
mes forcave te sigurise dhe protestuesve. Mbi 600 persona u plagosen.
Sic raporton televizioni “Al Xhazira”, episodet e dhunes nisen te
marten ne mbremje, kur familjare te viktimave u mblodhen aty per te
perkujtuar kryengritjen qe ne shkurt rrezoi nga pushteti, presidentin
Hosni Mubarak.
Qindra te rinj qelluan me gure dhe sende te forta forcat e sigurise, te cilet u kunderpergjigjen me gazlotesjelles. Dhjetera persona u arrestuan. Protestuesit kritikuan vonesat ne proceset gjyqesore kunder ish- eksponenteve te rregjimit. Ndersa sipas gazetes online “Al Masri Al Joum” trazirat nisen pasi u arrestuan disa persona- sipas deshmitareve- 15 vete, te cilet po protestonin ne lagjen Aguza.
Me pas protestuesit vendosen te qendrojne perballe ministrise se Brendshme, prane sheshit “Tahrir” ku u arrestuan edhe 20 te tjere. Protestuesit kerkuan rrezimin e gjeneralit Mohamed Husein Tantavi, kreu I Keshillit Suprem ushtarak dhe ish-minister I Mbrojtjes.
Ushtria egjiptiane- qe drejtoi vendin pas renies se Mubarakut- permes nje komunikate te publikuar ne Facebook, foli per tentative destabilizimi. “Ngjarjet ne Tahrir qe nisen mbremjen e se martes dhe perfunduan ne agimin e se merkures deshmojne te vetmin objektiv, ate te permbysjes se rendit dhe sigurise ne vend”.
Top Channel