Dilemat e ekonomisë

29/06/2011 19:45

Guvernatori i Bankës Qëndrore, Ardian Fullani deklaroi se ekonomia mund të mbetet e mbërthyer në ritmet e ulëta të rritjes nëse familjarët dhe biznesi nuk do ndryshojnë sjellje.

“Në kushtet e rënies së kërkesës nga jshtë dhe stimulit më të vogël fiskal, ecuria e prodhimit do të varet nga sjellja e sektorit privat”, deklaroi Fullani.

Në gjysmën e parë të vitit si konsumi ashtu edhe investimet, sipas guvernatorit, kanë qenë të tkurrura.

“Pasiguritë e larta i kanë shtyrë individët drejt kursimit. Në këto kushte, nevojat e biznesit për investime kanë qenë në ulje”, pohoi Fullani.

Në gjysmën e parë të vitit, rënia e konsumit dhe investimeve nga privatët u kompensuan nga shpenzimet e larta të buxhetit.

Por guvernatori thotë se tani qeveria nuk mund ta stimulojë dot më ekonominë, pasi është e detyruar t’i ulë shpenzimet.

“E kushtëzuar nga angazhimi që ka marrë për të ruajtur borxhin publik për vitin 2011”, nënvizoi Fullani.

Zoti Fullani i lëshoi këto deklarata pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, ku ka dhënë edhe një mesazh tjetër që prek një shqetësim të mprehtë për familjarët dhe ekonominë në tërësi.

“Ecuria e kursit do të varet nga prirjet e individëve për portofolin e tyre financiar”, shtoi Fullani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA