Berisha: Bizneset izraelite të investojnë

29/06/2011 12:35

Kryeministri Sali Berisha ftoi bizneset izraelite që të investojnë në
Shqipëri, ku sipas tij do të gjejne taksat më të ulëta në Evropë dhe
mbështetjen e fortë të qeverisë.

Berisha tha gjatë një forumi të përbashkët biznesi mes dy vendeve ku ishte j ftuar dhe zëvendëskryeministri izraelit Liberman se vendi ka potenciale të jashtëzakonshme për investime në energjetikë, turizëm dhe shumë fusha të tjera.

Zevendëskryeministri izraelit vuri në dukje lidhjet shumë të mira të poltike mes dy vendeve dhe tha se ka ardhur në Tiranë me një delegacion të madh sipërmarrësisht për t’i shndërruar këto lidhje politike në rezultate konkrete ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA