Vlerësimi i fundit i ekspertëve të Bankës Botërore për 22 qytetet e
Europës Juglindore e nxjerr qytetin bregdetar të Vlorës në rajonin më
optimal për të bërë biznes.
Raporti i prezantuar dje “Të bësh biznes në Europën Juglindore 2011” (Doing Business in Southeast Europe 2011) është i dyti i këtij lloji që analizon se sa lehtë është të bësh biznes në 22 qytete nga shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi.
Për të analizuar situatën në Shqipëri, sipas Shqip, BB-ja ka studiuar kushtet që ofrojnë qytetet në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Mes këtyre rajoneve Vlora është renditur e para, me koeficient lehtësie 7, kurse e fundit është Tirana me 16.
Në tërësi, Maqedonia është shteti me kushtet më të mira për të bërë biznes, kurse qyteti i shqiptarëve, Tetova, renditet i pari mes 22 rajoneve të analizuara, ku koeficienti i lehtësisë ishte 3. Më keq ka rezultuar Bosnja dhe Hercegovina.
Top Channel