E gjithë qendra e Athinës u kthye pasditen e sotme në një fushë të madhe beteje, nga e cila ngriheshin shtëllunga tymi dhe flakë nga kazanët e djegur e gazi lotësjellës.

Bilanci i akteve të dhunës, i dhënë nga mediat lokale, ka qenë 500 të plagosur të moshave të ndryshme, vetëm në sheshin “Sintagma”.

Të lënduarit janë mjekuar në qendra mjekësore të ngritura nga vullnetarë të shumtë, në afërsi të stacionit të metrosë.

Në mbrëmje, policia ka bërë të ditur se rreth 20 agjentë të saj janë plagosur, ndërsa nga protestuesit 26 persona janë ndaluar dhe 3 të tjerë arrestuar.

Persona të maskuar, kryesisht anarkistë të njohur nga forcat e rendit, janë përballur me mijëra agjentë anti-turmë të vendosur jashtë Parlamentit për të shmangur sulmin ndaj ndërtesës, të paralajmëruar në internet.

Në pamundësi për të realizuar këtë plan, protestuesit kanë djegur e shkatërruar gjithcka që kanë pasur mundësi.

Gjithashtu, protestuesit e maskuar kanë sulmuar katin e parë të një ndërtese ku ndodhen zyrat e Eurobank, në krahun e kundërt të selisë së Parlamentit.

Ata kanë hedhur bomba molotov ndaj hyrjes dhe vitrinave të ndërtesës dhe zjarri që ka rënë ka shkaktuar dëme të mëdha, raportojnë mediat lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA