Afganistan, urdhër-arrest për ish-guvernatorin e Bankës Qendrore

29/06/2011 10:20

Afganistani ka lëshuar një urdhër arresti për ish guvernatorin e Bankës Qëndrore të këtij shteti pas hetimeve për korrupsion.

Zëvendëskryeprokurori afgan, Rahmatullah Nazari, ka thënë se urdhër arresti për Abdul Kadir Fitrat, i cili momentalisht është në SHBA, i është dërguar Interpolit dhe Ambasadës Amerikane në Kabul.

Fitrat të hënën ka thënë se ka dhënë dorëheqje dhe se jeta e tij është në rrezik për shkak të hetimit të tij pas pothuajse bankrotimit të Bankës së Kabulit, ngjarje kjo që ndodhi vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA