“Mamaja ime vuan nga ankthi për shkak të akuzave ndaj saj”, dëshmia e vajzës së Brigitte Macron në gjyq: Ngacmohet çdo javë online për gjininë e saj " /> ">
Hoteli luksoz “Intercontinental”, i cili ndodhet në Kabul të
Afganistanit, është transormuar gjatë natës në një fushë beteje, mes
forcave të sigurisë dhe talebanëve të armatosur gjer në dhëmbë, të cilët
kishin si objektiv shfarosjen e shtetasve të huaj.
Beteja u zhvillua për mëse 5 orë me një bilanc prej 18 të vdekurish, 10 prej tyre civilë dhe 8 terroristë.
Të paktën një prej terroristëve hodhi vetën në erë dhe helikoptëret e NATO-s eliminuan të gjithë snajperat që ndodheshin në taracën e hotelit.
Hoteli është një prej vendeve më të frekuentuara prej pasanikëve afganë dhe prej shtetasve perëndimore vizitorë në vend.
Top Channel