Greqia duhet të zbatojë programin e saj anti-krizë dhe liderët evropianë i kanë dhënë sinjale të qarta Parlamentit dhe qeverisë greke lidhur me këtë cështje.

Kështu ka deklaruar Juergen Stark, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, në një intervistë për “Die Welt”.

“Nga Greqia presim që të zbatojë planin e masave dhe privatizimet, ashtu sic ka rënë dakord me komunitetin ndërkombëtar”, ka pohuar Stark.

Ai ka shtuar se, nëse Athina nuk aktivizon planin e kursimit nuk pret që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë ta financojë atë përtej korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA