Serbët e Kosovës do të festojnë sot në Gazimestan 622-vjetorin e Betejës së humbur të Kosovës.

Ky tubim organizohet nga partitë kryesisht opozitare të Serbisë, si dhe nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Gjatë ditës pritet që kolonat me serbë të nisen nga veriu dhe qendra të tjera të banuara me serbë drejt manastirit të Gracanicës dhe Gazimestanit.

Në këtë manifestim, ashtu si dhe herët e tjera, pritet të marshojë e ashtuquajtura Garda e Car Llazarit, si dhe grupe të tjera nacionaliste serbe.

Deri më sot kjo festë në Kosovë është përdorur kryesisht për qëllime politike dhe është shoqëruar me mesazhe nacionaliste e provokuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA