Rritet numri i diabetikëve

28/06/2011 15:25

Një në 20 shqiptarë janë diabetikë, por jo të gjithë jane në dijeni të
sëmundjes. Diabeti ka një tendencë rritjeje në vendin tonë për shkak të
një menyre jetese jo shume te mire dhe jo aktive.

“Nëse në 2005 kishim 30 mije diabetike, 2011 ka 45 mije diabetike te diagnostikuar”, thotë mjeku endokrinolog Florion Toti.

Por duket se pacientet e semure me diabet të tipit 2, te cilet perbejne 90 % te rasteve te prekur nga diabeti, kane nje shprese per sherim, kur deri me tani kjo semundje thjesht mjekohej.

Sipas nje studimi te bere nga mjeke angleze ne rreth 15 paciente, ndaj te cileve eshte aplikuar nje diete ditore me vetem 600 kilokalori ka rezultuar se jane sheruar 7 prej tyre.

Por mjeket serish jane skeptike, pasi sipas tyre mbetet te provohet  nese pas disa muajsh keta paciente do te shnderrohen serish ne diabetike. Sipas Totit pacientet duhet te kene me shume kujdes ne perzgjedhejne ushqimeve .

“Mjekimi i parë është mënyra e jetesës, me pak yndyrna me sa më tepër zarzavate, karbohidrate. Mjekimi i dytë është është aktiviteti fizik, ecje të paktën një orë në ditë dhe më pas vjen pjesa e medikamenteve”, tha mjeku Toti.

Semundja e diabetit numeron sot 347 milion te prekur ne bote, nderkohe qe ishte parashikuar qe ne vitin 2025  numri i te prekurve te ishin 330 milionë. Spas statistikave te semuret me diabet ne bote, po dyfishohen duke shperfillur cdo parashikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA