Rebelët: Gati të arrestojmë Gaddafi-n

28/06/2011 13:20

Eksponentë të këshillit të rebelëve në Libi kanë mbërritur në selinë e
Hagës, pas urdhër-arrestit të lëshuar dje nga kjo gjykatë ndaj Muammar
Gaddafi-t.

“Ata janë paraqitur në gjykatë për të thënë se janë të gatshëm të kryejnë arrestimin e kolonelit”, ka deklaruar prokurori Luis Moreno Ocampo në një konferencë shtypi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzon Gaddafi-n dhe bashkëpunëtorët e tij, të birin Saif al Islam dhe kreun e shërbimeve sekrete, për krime kundër njerëzimit.

Lëshimi i urdhër-arrestit ditën e djeshme bëri që banorët e Bengazit, bastion i rebelëve, të festonin në rrugët e qytetit dhe të qëllonin në ajër nga gëzimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA