Partia Socialiste i beri thirrje kandidatit te demokrateve per Bashkine e
Tiranes qe te pranoje zerin e qytetareve, te cilet kane vendosur qe
fitues i zgjedhjeve ne kryeqytet te jete Edi Rama dhe jo Luzlim Basha.
Deputetja Olta Xhacka solli edhe njehere ne vemendje mungesen e kodeve te sigurise ne kuti dhe demtimin e tyre, faket qe sipas saj tregojne se qeveria ka manipuluar votat
“Tirana ka sot dhe një humbës i cili do të bënte mirë të dëgjonte zërin e qytetarëve dhe të pranonte humbjen. Ky është Luli i Saliut, i cili pasi humbi garën zgjedhore, por përpiqet tani me Saliun e për Saliun të grabisë Bashkinë e Tiranës në tavolinën e Ristanit dhe ndonjë gjyqtari të kapur nga pushteti. Rezultati i shpallur nga KQZ me urdhër të Saliut është i pavlefshëm dhe i papranueshëm. Partia Socialiste do të ndjekë rrugën ligjore për të rrëzuar këtë vendim e bindur në drejtësinë e kauzës së saj përpara së cilës asnjë gjykatë e gjykatës, sado i trysnuar qoftë nga pushteti, nuk mund të mbyllë sytë. Pasojat do të ishin shumë të rënda”, tha Xhacka.
Top Channel