Partia Demokratike ka deklaruar nëpërmjet zëdhënëses së saj, Jorida Tabaku se PS po përpiqet të përbalt proçesin zgjedhor. Sipas saj, në zgjedhje Lulzim Basha më shumë vota se Edi Rama.
“Sot z.Rama vazhdoi sërish përpjekjet për të përbaltur proçesin zgjedhor. Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira, transparente dhe zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri, ku gjithçka u shfaq drejtpërdrejt në ekrane. Në këto zgjedhje morën pjesë 1 milionë e 600 mijë qytetarë duke bërë që zëri i tyre të dëgjohej, një pjesëmarrje rekord përsa i përket zgjedhjeve lokale. Komuniteti Ndërkombëtar i ka vlerësuar këto zgjedhje në mënyrë të përsëritur. Demokracia nuk është në rrezik kur numërohet çdo votë, demokracia vihet në rrezik nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve”, deklaroi Tabaku.
“Demokracia funksionon më lehtë kur ka një diferencë të konsiderueshme në rezultat, por demokracia provohet kur ka një rezultat të ngushtë dhe këto zgjedhje në Tiranë treguan forcën e demokracisë dhe të institucioneve të pavarura, duke ndjekur rrugën e ligjit që mundësoi dëgjimin e zërit të çdo qytetari. Më shumë qytetarë votuan për kandidatin e Aleancës për Qytetarin që të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, por më e rëndësishme se kjo, është fakti se u dëgjua zëri i çdo qytetari. Kjo është arsyeja pse të gjithë qytetarët në Shqipëri po pyesin: Përse z. Rama kërkon të mbysë zërin e qytetarëve? Përse z.Rama nuk pranon rezultatin e demokracisë?”, theksoi ajo.
Top Channel