Ministria e Ekonomisë tha se nuk do të japë më asnjë leje minerare me
kërkesë të biznesit, por pasuritë e nëntokës do i nënshtrohen tashmë
procedurave konkurruese.
“Nuk do të jenë më subjektet që do i kërkojnë shtetit, për marrjen e të drejtës minerare, por do të jetë shteti ai që i ofron mbi bazë të gjithë punës studimore të kryer, për zhvillimin e aktiviteteve minerare”, tha Sokol Mati, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë.
Ministria e Ekonomisë bën të ditur se aktualisht ka 437 zona minerare, për të cilat do hapet procedura e konkurrimit. Ekspertët e Ministrisë thonë se konkurrenca për marrjen e lejeve do të përqëndrojë industrinë minerare, si një parakusht për rritjen e vlerës së shtuar në vend.
“Duke mos lejuar në këtë mënyrë copëzimin e trupave minerare, dhënien e një objekti minerar 20-30 subjekteve, duke kërkuar një koncentrim, një përqendrim të kapitalit minerar dhe në këtë mënyrë mundësinë e përpunimit të mëtejshëm të mineralit, duke mbetur në eksportet e produkteve të përpunuar, gjë që do të rrisë shtimin e vlerës”, tha Mati.
Mineralet jane nje nga zerat kryesor te eksporteve shqiptare. Por Banka Boterore thote se Shqiperia po e shet lire pasurine e saj, pasi mineralet thjesht nxirren nga toka dhe eksportohen, pa marre asnje vlere te shtuar ne vend permes perpunimit.
Top Channel