Kapshticë, bllokohet kalimi i automjeteve
28/06/2011 09:30
Në pikën e kalimit të Kapshticës është bllokuar kalimi i automjeteve drejt territorit grek, për shkak të grevës 48-orëshe të nisur në këtë vend.
Sipas informacioneve të fundit, doganierët grekë i janë bashkuar protestës ku kanë hyrë punonjësit e sektorit publik dhe atij privat.
Greva ka si qëllim kundërshtimin e planeve të ashpra të qeverisë së Papandreut për shpëtimin e vendit nga falimentimi.
Por pa miratimin e këtyre masave Greqia rrezikon të mos përfitojë ndihmat financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.
Top Channel