Kryetari i Shoqates së Jetimeve ka akuzuar institucionet e shtetit për
shkelje të hapur të ligjit gjatë 10 viteve të fundit, ku asnjë jetimi
nuk i është dhënë strehim.
Rasti me i fundit, ku gjashte jetimë u flaken jashte konvikteve, eshte shkelje e plote e te drejtave te jetimeve nje pjese e te cileve gezojne edhe statusin.
“Nga viti 2005 deri më sot, me ligjin e ri dalë nga parlamenti, ku thuhet se shteti financon bashkitë, komunat për strehimin e popullsisë, nuk është dhënë as edhe një hyrje. Janë dhënë 385 hyrje dhe asnjë jetim nuk është planifikuar të marrë. Në Durrës, Shkodër, Vlorë, Korcë janë ndarë hyrje, por asnjë për jetimet. Janë 1400 statuse jetimësh, por asnje prej tyre nuk ka perfituar. Ka qindra fëmijë që u kanë vdekur të dy prindërit dhe nuk marrin asnjë pension. Motivacioni është se nuk kanë paguar sigurimet shoqërore”, tha Kadri Alia, kreu i Shoqatës së Jetimeve.
Kryesia e Shoqates se Jetimeve do te nenshkruaje nje peticion, qe do t’ja drejtoje kryeministrit dhe presidentit, permes te cilit do te kerkohet zbatimi i te gjitha neneve te statusit te jetimit.
“Jetimi mbasi mbaron shkollën e mesme, shteti është i detyruar ta strehojë. Në pamundësi për ta strehuar jetimi futet në konvikt dhe atje mbulohet me të gjitha detyrimet që ka shteti, duke nisur nga ushqimi, dritat, uji, veshmbathjet. Do t’i kërkojmë qeverisë, institucioneve që të nisin menjëherë punën për gjetjen e mundësisë së strehimit për këta jetimë”, tha Alia.
Rasti me i fundit nxjerrjes jashte te jetimeve ne Tirane ka shkaktuar reagimin e organizates nderkombetare per te drejtat e njeriut “Amnesty International”, e cila thekson se nxjerrja jashte e nenes dhe femijes se saj dhjetemuajsh se bashku me 5 te rinj te tjere jetim, eshte shkelje e rende e te drejtave te njeriut.Ne kete raport theksohet se ketyre te rinjve shteti duhet t’u siguroje sherbimet baze si uji, energjia elektrike, si dhe nje vendqendrim, ku te kene lehtesi ne punesim shkollim dhe sherbime shendetesore.
Top Channel