Izraeli tërheq vendimin anti-gazetarë
28/06/2011 01:25
Izraeli tërhiqet nga vendimi për t’i shpallur për 10 vjet si persona të padëshiruar të gjithë gazetarët ndërkombëtarë që kapeshin në anijet humanitare që futen pa autorizimin hebre në Gaza.
Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Netanyahu, pasi njoftoi anulimin e vendimit të mëparshëm, tha se ka autorizuar administratën për hartimin e një rregulloreje të veçantë për të gjithë gazetarët që kapen në anijet që shkelin në mënyrë të paligjshme territorin hebre.
Ndërkohë, lidhur me vendimin reaguan edhe shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve të cilat e vlerësuan atë duke u shpreh se në këtë mënyrë, Izraeli kupton rëndësinë e pasqyrimit të lajmit për këtë fenomen.
Top Channel