Në qershor inflacioni për konsumin në Gjermani është rritur lehtë në
lande të ndryshme të vendit, i nxitur nga vlerat e ndryshueshme të
cmimeve të energjisë dhe nga një rritje vendimtare e paketave turistike.
Kështu thonë statistikat zyrtare, sipas të cilave inflacioni është rritur në bazë mujore me 0.1 për qind në Bavari, Asia e Brandenburg dhe 0.2 për qind në Renin Verior-Uestfali.
Në bazë vjetore cmimet janë rritur me 1.9 për qind në Brandenburg, 2.1 për qind në Bavari e Asia dhe 2.5 për qind në Renin Verior-Uestfali.
Ashtu si në Saksoni, ngritja mujore në Asia dhe Renin Verior-Uestfali është shkaktuar nga një rritje e cmimeve për apartamentet për pushimet dhe udhëtimet, në përputhje me nisjen e sezonit veror.
Top Channel