Tetëmbëdhjetë muaj heqje lirie për Andrea Pepe, projektues dhe drejtues i
punimeve, në kantierin e muzeut te Detiti ne Genova ku në nëntor të
vitit 2003, nën tetë ton rrënoja mbeti një punëtor shqiptar.
Aksidenti qe goditi Albert Kolgjegjen, 30 vjeç ne ate kohë, mbeti ne kujtesen e opinionit publik sepse qe ne fillim u kuptua se ishte rrjedhoje e nje gabimi ne llogaritje, gje e konfirmuar tani përfundimisht nga vendimi i Gjykates së Kasacionit. Në vendimin e saj lexohet se “bëhet fjalë për një rast pakujdesie dhe neglizhence ne kryerjen e detyrave profesionale”.
Përveç dënimit, projektuesi duhet të derdhë edhe një dëmshpërblim për familjen e shqiptarit nga Lura i cili u bë simbol i atyre punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës. Fenomen i rëndë ky në Itali ku mesatarisht çdo vit në vendin e punës vdezin 1000 punonjës. Nder emigrantët më të prekurit nga ky fenomen mbeten rumunët, marokenët dhe shqiptarët.
Top Channel