Bishtajat, Rusia heq pjesërisht embargon

28/06/2011 14:45

Rusia do të rifillojë importin e bimëve të llojit bishtajë nga vendet e
Evropës, duke hequr pjesërisht embargon e vendosur pas përhapjes së
bakterit E.Coli.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i shërbimeve shëndetësore të Rusisë, Guennandi Onichtechnko, i cituar nga agjencitë ruse të shtypit.

Megjithatë, zyrtari i lartë rus ka deklaruar se importi do të bëhet vetëm nga Belgjika dhe Vendet e Ulëta, duke përjashtuar pjesën tjetër të vendeve të Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA