Betimi i gjyqtarëve

28/06/2011 20:10

Gjatë ceremonisë së betimit të gjyqtarëve më të rinj në Gjykatën e Lartë Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi, kryetarja e Gjykatës së Lartë zonja Shpresa Beçaj kërkoi angazhimin e presidentit të vendit dhe të dy pushteteve të tjera që mos të lejohet më përsëritja e rasteve të zvarritjeve për dekretimin e anëtarëve të rinj, atëherë kur përfundon mandati i një gjyqtari.

Kjo deklaratë vjen pasi, sipas kryetares së Gjykatës së Lartë, për një kohë shumë të gjatë u lanë vende vakante fillimisht katër, më pas tre dhe tani një vend vakant duke sjellë, sipas zonjës Beçaj, një situatë të rëndë e aspak normale, pasi në këtë gjykatë gjykohen çështje të rëndësishme, të vështira, delikate, që për qytetarët kanë rëndësi jetike.

Kryertarja e Gjykatës së Lartë tha se nëse vendet vakante do të ishin plotësuar në kohën e duhur, nga numri total i çështjeve të mbetura për shqyrtim deri tani do të ishin rreth 2500 çështje më pak.

Më tej zonja Beçaj tha kërkoi nga politika shqiptare dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ndërmarrjen e hapave konkrete për çuarjen përpara të reformave në Gjykatën e Lartë si një proçes kompleks që kërkon angazhimin e të gjithë pushteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA