Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka propozuar që të mos merret për shyrtim ankimimi i PS-së pasi në pjesën e parë nuk plotëson kushtin për kompetencën dhe në të dytën nuk përmbush kushtin për afatin ligjor.
“Kërkesa e parë nuk pranohet për shqyrtim pasi nuk plotëson kushtin për kompetencën të cilën nuk e ka KQZ, por Kolegji Zgjedhor. Ndërsa kërkesa e dytë nuk përmbush kushtin për afatin ligjor. Nëse kalon afati 3 ditorë, subjektet nuk mund të kërkojnë pavlefshmëri. Nuk mund të kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve nëse është shpallur fituesi”, theksoi Ristani.
Ndërkohë përfaqësuesi i PS-së në KQZ-së, Genc Gjonçaj ka theksuar se kërkesa e PS-së është plotësisht e bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Ai ka akuzuar KQZ-në se veproi qëllimisht për të ngatërruar aksionin ligjor të PS-së.
“Kërkesa e ankimore e PS-së është bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor. Ne ndodhemi përpara një tabele të re dhe rezultati të ri. Pas miratimit të një tabele të re, nisin afate të reja ligjore. Ankimimi i PS-së është në afat dhe plotëson të gjitha kriteret ligjore”, theksoi Gjonçaj.
Në ankimimin e saj, selia rozë kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 284 qendra votimi. PS pretendon se nuk përputhet numri i votuesve me fletët e gjetura në kuti.
Top Channel