Aleanca Kuq e Zi, protestë para Parlamentit

28/06/2011 10:15

Aleanca Kuq e Zi po zhvillon në këto momente një protestë para selisë së Parlamentit shqiptar, në Tiranë.

Protesta para ndërtesës qeveritare është zgjedhur për të bërë thirrje që të mos votohet projekt/ligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike.

“Kërkojmë që të mos votohet projekt/ligji i regjistrimit, pasi ai bie ndesh me interesat tona”, kanë deklaruar aktivistët që po drejtojnë protestën.

Ata kanë bërë thirrje që Parlamenti të votojë vendimin e popullit dhe kanë paralajmëruar se do të kërkojnë ndryshime kushtetuese.

Top Channel