Afganistan, jep doreheqjen guvernatori i Bankes Qendrore

28/06/2011 13:45

Guvernatori i Bankes Qendrore ne Afganistan dha doreheqjen dhe braktisi
vendin, me argumentin se jeta e tij eshte ne rrezik, pasi zbuloi disa
vjedhje ne banken me te madhe private ne vend “Kabul Bank”. 

Sipas tij, qeveria nderhyri ne perpjekjet e tij, per te zbuluar pergjegjesit e korrupsionit.

Abdul Kadir Fitrat foli nga Shtetet e Bashkuara ku eshte vendosur. Ai deklaroi se nuk do te kthehet me ne Afganistan. I informuar nga njerez te besuar, Fitrat kishte kuptuar se ishte ne rrezik pas fjalimit ne Parlament, ku kishte permendur disa pergjegjes te krizes ne “Kabul Bank”. Ne kete skandal, pervec parlamentareve ishte perfshire dhe vellai i presidentit Karzai, ndaj te cilit nuk ka nisur asnje hetim per falimentimin e Bankes.

Zedhenesi i Qeverise afgane e cilesoi doreheqjen e tij si tradheti. “Fitrat- shpjegoi ai- është edhe vete nen hetim”. Pervetësimet ne Banken e Kabulit cuan ne falimentimin e saj, vitin e kaluar. Hetuesit thane se banka beri qindra milione dollare nga huate e papershtatshme. Permes saj behen pagesat e qeverise, perfshire rrogat per policet dhe mesuesit. ‘Kabul Bank’ u shpetua ne shtator, kur Banka Qendrore mori nen kontroll financat e saj.

Ne muajin Maj, Zyra e Antikorrupsionit ne Afganistan raportoi se rreth 467 milione dollare hua ishin marre pa dokumentet e duhura apo kolateral. Presidenti Karzai foli per mungese te eksperiences bankare, per mbikeqyrjen e institucioneve dhe fajesoi keshilltaret e huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA