
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e komunave
që të angazhohen edhe më shumë në procesin e riatdhesimit të qytetarëve
të kthyer.
Ai tha, sipas RTK, se ky është kryeprioritet për Qeverinë dhe institucionet për procesin e liberalizimit të vizave. Kryeministri mori pjesë në fillimin e “Javës së Komunave” të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që sivjet shënon 10 vjetorin e themelimit.
Ndonëse javën që shkoi, pjesa më e madhe e kryetarëve të komunave nuk i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës së Qeverisë për të marrë pjesë në konferencën për liberalizimin e vizave, kryeministri Thaçi ka shfrytëzuar fillimin e “Javës së Komunave”, për t’ua përcjellë drejtpërdrejt mesazhin kryetarëve për përgjegjësitë që kanë në këtë proces.
Top Channel