Presidenti serb, Boris Tadic bëri thirrje për ripajtim mes Serbisë dhe
Kroacisë që u zhvillua në vendin ku dikur ndodhej një kamp përqendrimi
në Kroaci, ku u vranë dhjetëra mijëra serbe, hebrenj dhe rome, gjatë
Luftës së Dyte Botërore.

I shoqeruar nga e ema, Tadic vizitoi kampin Jadovno, ne 70-vjetorin e tij. Ai ishte ngritur ne vitin 1941 nga regjimi kroat, pro-nazist. Gjyshi i presidentit Tadic ishte nje nder viktimat e vrara ne kampin e ekzekutimit ne rajonin e Velebit. Pjesa me e madhe e viktimave ishin serbe.

Tadiç tha se viktima të pafajshme, të cilat u vranë për shkak të identitetit, emrit dhe besimit fetar “meritojnë nderimin tonë”. Ky nderim nuk duhet të shkaktojë konflikt mes Serbisë dhe Kroacisë- nenvizoi ai- por t’i lejojë të dy vendet të jetojnë në paqe dhe tolerancë dhe të dënojnë krimet e luftës.

Top Channel