Strauss Khan, avokatët kërkojnë kamerat
27/06/2011 21:25
Avokatët mbrojtës të Dominique Strauss Khan, ish-numri një i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë ndërmend të marrin pamjet e telekamerave që kanë mbikëqyrur klientin e tyre.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat evropiane, sipas të cilave avokatët synojnë të tregojnë se Khan ishte i qetë kur u largua nga hoteli, ku dyshohet se ai ka dhunuar seksualisht një kamariere.
Në vecanti, mbrojtja do të kërkojë kamerat e sigurisë të restorantit “McCormick & Schmick” të Manhatanit, ku ai ka ngrënë me të bijën, vetëm një orë pas dhunimit të dyshuar.
Top Channel