
Partia Socialiste deklaron se nuk njeh rezultatin e shpallur të shtunën
nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës,ndërsa
konstaton se procesi ka prova të qarta të krimit elektoral që i kanë
shkatërruar zgjedhjet dhe që e kane zhytur Shqipërinë në një krizë të
thellë.
Duke folur nga selia e PS-së, deputetja Eglantina Gjermeni u shpreh se rruga ligjore për të arritur drejtësinë e kërkuar do të vazhdojë, pasi faktet për manipulime janë të pakundërshtueshme.
“KQZ-ja e Ristanit shpalli një rezultat të bazuar mbi shkelje ligji dhe abuzimi. Zarfet e zhdukura, fletët e shtuara, fletët që kanë fluturuar nga një qendër në tjetrën janë prova të qarta për atë cfarë ka ndodhur. PS do të ndjekë rrugën ligjore e bindur në drejtësine e kauzës së saj”, tha Gjermeni.
Top Channel