
Institucioni i Presidentit të Republikës pritet të bëjë sot një reagim
zyrtar nisur nga problematika që është zhvilluar në lidhje me kthimin
mbrapsht të tre dekreteve të Presidentit Topi për sa i përket Gjykatës
Kushtetuese.
Ky qëndrim erdhi nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe mori edhe mbështetjen e mazhorancës, duke u bërë rasti i parë në të cilin Kuvendi kthen mbrapsht dekretet e Presidentit.
Burimet pranë presidencës bëjnë të ditur per “Shqip”, se një argumentim ligjor në lidhje më këtë çështje do të bëhet sot, pak ditë pasi mazhoranca parlamentare e ka ndërmarrë këtë vendim.
Marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Presidentit gjithmonë janë shoqëruar me kontradikta për sa u përket dekreteve për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Top Channel