Pakistan, largohen trajnuesit britanikë
27/06/2011 13:30
Ambasada britanike në Islamabad tha se Pakistani i ka kërkuar Londrës që
të tërheqë përkohësisht disa nga trajnuesit që punojnë në vend.
Armata pakistaneze ka qenë nën presion serioz për të riafirmuar sovranitetin e shtetit pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Pakistan.
Pas vdekjes së shefit të Al Kaidës, Pakistani raportohet se ka kërkuar largimin e të paktën 120 trajnuesve ushtarakë amerikanë.
Top Channel