OKB: Të shmanget kriza politike në Afganistan
27/06/2011 08:30
Kombet e Bashkuara po i kërkojnë parlamentit në Afganistan që të shmangë hapat, të cilët do të thellonin krizën politike atje.
Anëtarët e parlamentit janë zemëruar pasi një gjykatë speciale ka urdhëruar 62 deputetë, që të heqin dorë nga vendet në parlament për shkak të manipulimeve në zgjedhje.
Gjykata është themeluar nga presidenti Hamid Karzai në vitin e kaluar pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, të cilat u zhvilluan me parregullsi.
Deputetët i kanë dërguar një letër përfaqësuesit special të OKB-së në Afganistan, Stefan de Mistura, duke kërkuar ndihmën ndërkombëtare kundër gjykatës, të cilin e kanë quajtur ilegale.
Top Channel