Ndryshimet në qeveri, para 28 korrikut

27/06/2011 11:15

Afrohet koha e operacionit politik brenda mazhorancës, që ishte lënë pezull nga zgjatja e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Burime në selinë blu bënë të ditur per “Shqip”, se ndryshimet në qeveri do të kryhen jo në shtator, por sa më shpejt, pa u mbyllur sesioni parlamentar. Në datën 28 korrik është parashikuar seanca e fundit e Parlamentit përpara se deputetët të nisin pushimet verore.

Përfundimi i procesit zgjedhor në Tiranë pritet t’i hapë rrugë edhe plotësimit të vendeve vakante në qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Berisha. Burime pranë mazhorancës bëjnë të ditur për gazetën “Shqip”, se vendet e lëna bosh si pasojë e dorëheqjes së dy ish-ministrave të kabinetit për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 8 majit, do të plotësohet menjëherë sapo Kolegji Zgjedhor të shpallë edhe fituesin e zgjedhjeve në Tiranë.

Sipas këtyre të dhënave, pritet që plotësimet e vendeve të mbetura bosh në qeveri të kryhen në mesin e muajit korrik, kohë në të cilën pritet të përfundojë plotësisht edhe procesi juridik për Bashkinë e Tiranës. Arsyeja se pse mazhoranca nuk ka bërë deri tani asnjë tentativë në lidhje me plotësimin e vendeve, lidhet pikërisht me “frikën” e saj për sa i përket fatit të Lulzim Bashës në këtë garë. Një kandidat i fortë demokrat, si Basha, i cili arriti të fitonte votat e gjysmës së votuesve në kryeqytet, nuk mund të jetë një figurë e cila në rast humbje të kësaj gare, mund të qëndrojë jashtë kabinetit qeveritar.  (Lexojeni te plote ne numrin e sotem te Gazetes Shqip)

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta