Mladenov: Territori i Kosovës, i paprekshëm
27/06/2011 20:55
Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolai Evtimov Mladenov, deklaroi sot se vendi i tij mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe se Sofja do ta ndihmojë shtetin e ri në procesin e liberalizimit të vizave.
“Do të kemi një plan të përbashkët në nivel ambasadorësh për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, deklaroi zoti Mladenov.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me ministrin e jashtëm kosovar Enver Hoxhaj, në Sofje.
Gjatë takimit, Mladenov dhe Hoxhaj nënshkruan dy marrëveshje, atë për bashkëpunimin e dy ministrive dhe atë për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve.
Top Channel