Gjendja e sigurisë gjatë dy jave të fundit në Mitrovicë ka qenë
kryesisht e qetë. Kështu u vlerësua të hënën nga përfaqësuesit e
strukturave politike dhe të sigurisë në takimin e Komitetit për
vlerësimin e sigurisë që mbahet çdo dy javë në kuadër të Drejtorisë për
Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se në përgjithësi ka qenë qetë gjatë kësaj periudhe kohore, përderisa një numër incidentesh që kanë ndodhur në veri nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme. Në këtë kontekst përmendi disa protesta që janë mbajtur në veri kundër rotacionit të komandantëve të stacioneve policore atje.

Ai vuri në pah se në këto protesta dhe në tubimet e shpeshta që organizohen në veri numri i atyre që marrin pjesë përditë është në rënie e sipër.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta