
Ministri i Puneve te Jashtme te Vatikanit, Arkipeshkvi Domenik Fransua
Mambreti e ka nisur viziten ne Shqiperi me nje takim me homologun e tij
shqiptar Edmond Haxhinasto.
Gjate nje konference per shtyp Haxhinasto dhe Mambreti kane vleresuar mardheniet mes Selise se Shenjte dhe Shqiperise. Ministri Haxhinasto tha se eshte biseduar per vazhdimin e projekteve te perbashketa ne fushen e shendetesise dhe ne vecanti per studimin e arkivave te pasura qe ndodhen ne Vatikan.
Sipas zotit Haxhinasto pjese e bisedimeve ishte edhe kerkesa e pasjes mundesi qe dioqezat ne Shqiperi te drejtohen nga ipeshke shqiptare perfshi edhe ate te dergimit te nje kardinali shqiptar ne Vatikan. I pyetur nga Top Channel nese kisha katolike ne Shqiperi ka kandidate potenciale per te qene kardinal ne Vatikan, Arkipeshkvi Mambreti, tha se kjo eshte nje ceshtje direkte e Papes ne perzgjedhjen e kardinaleve te cilet kane nje rol keshillimor.
Top Channel