Në Kosovë janë licensuar sot noterët e parë, të cilët kanë marrë mbështetjen e qeverisë për ushtrimin e detyrës së tyre.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaci ka deklaruar se, me punën e tyre noterët do të ndihmojnë qytetarët e Kosovës, si dhe do të ulin numrin e cështjeve në gjykata.

“Gjeneratat e ardhshme të noterëve do të trajnohen në kuadër të Akademisë së Drejtësisë, e cila pritet të themelohet së shpejti”, ka pohuar Thaci.

“Noterët do të ofrojnë shërbime profesionale dhe të shpejta për qytetarët e Kosovës”, ka thënë pas tij ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuci.

Shërbimi i noterisë është një shërbim juridik dhe publik që ka si qëllim mbrojtjen e interesave legjitime të personave fizikë dhe juridikë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta